Sabrije Spahiu si themeluse e Studios së baletit “Mjellmat”
Znj.Sabrie Spahiu punoi me shumë koreograf të njohur nga ish Jugosllavia dhe nga Shqipëria.
Znj.Sabrie nga një përvojë e madhe që fitoi në Teatrin Kombëtar,vendosi të merret me punën e pedagoges,dhe ne vitin 2003 hapi studion e baletit “MJELLMAT”.
Në këtë studio vijojnë mësimet fëmijët e moshave të ndryshme prej 5 vjeçare e deri në atë 15 vjeçare.
Në këtë Studio punohet në katër grupe,punohet prej dy deri në tri herë në javë nga një orë.
Qëllimi i kësaj studio është ,zbulimi dhe përgatitja dhe avancimi i fëmijëve të talentuar, në nivelet më të larta të baletit si art klasik.
Përveç edukimit artistik,këta fëmijë marrin një zhvillim më të mirë psikofizik si dhe një vetëbesim dhe një liri më të madhe për paraqitje skenike përpara publikut.
Studio e Baletit ”MJELLMAT” gjatë punës se saj pesë vjeçare ka arritur suksese të mëdha,ka marrë pjesë në mbi 100 paraqitje skenike ku jane pritur shume mirë nga publiku dhe vlerësuar shkëlqyeshëm nga ekspertë profesional në këtë lëmi.
Janë për t’u përmendur programet për nder të ardhjes së Vesli Klarkut, Medlin Olbrajtit ,Sali Berishës Ismail Kadaresë, Jevrem Berkovic,Soren J. Petersenit e të tjerë.
Në vitin 2005 Studio e Baletit”MJELLMAT” ishte organizatore e ditës ndërkombëtare tëe fëmijëve.
Ka marrë shume mirënjohje nga Ministria për Kulturë, Rini, Sport dhe Çështje Jorezidente në Qeverinë e Kosovës, nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,nga Drejtorati për Kulturë i Komunës së Prishtinës , si dhe nga disa shoqata humanitare etj.
Studio e Baletit”MJELLMAT” ka qenë pjesëmarrëse e shumë programeve humanitare.
Kjo studio është gjithmonë e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që janë të interesuar.
Qëllimi i këtyre programeve është që të fëmijët ta mbjell ndjenjën e humanizmit.
Në ketë studio gjatë një viti defilojnë me shume se 100 fëmijë .