Znj.Sabrie Spahiu
SABRIJE SPAHIU, u lind më 30.04.1960 në Mitrovicë. Nivelin e ulët të shkollës së baletit e mbaroi në vendlindje, ndërsa në vitin 1978 diplomoi në Qendrën e Baletit dhe Operës në Shkup – me temën: (Vallëzimi i karakterit botërorë dhe vallëzimi historik) në klasën e prof. Elizabeta Kushevska.
Në vitin 1979 punësohet në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës, gjegjësisht në Trupën e Ansamblit të Baletit, si anëtare e rregullt dhe merr pjesë në shumë shfaqje, drama, pjesë kamertale në role të ndryshme që atëbotë shfaqeshin në skenën e Teatrit të Prishtinës. Ndër to mund t`i përmendim disa role më të rëndësishme që pati rastin t`i luaj së bashku me trupën e baletit.
Prej vitit 1980 ka punuar,balerinë ne teatrin kombëtar të Kosovës.
Gjate kësaj kohe ka luajtur në shumë balete,por rolet më të preferuara ishin rolet për fëmijë,si, Bukuroshja e fjetur,Xhoni në Peter Pan,Princesha dhe katër kavalierë- nga Çajkovski.
SHFAQJE BALETI:
• “HALILI dhe HAJRIA”, “BOLERO dhe SHTRAUSIJADA”
• PJESË KAMERTALE, në rolin e “BESËS” , “VALLJA PRANVERORE”, “SIZIFI”, “ERA DHE KOLONA”, balet për fëmijë “PETER PANI” në rolin e “GJONIT”.
• Mbrëmje baleti, baleti “BESA”, në rolin kunata e Doruntinës
• “E BUKURA MORE”, “KARMEN”, “DASMA” në rolin “NUSJA”, (Ky projekt nuk u realizua për shkaqe politike, ngase në vitin 1992 drejtoria e dhunshme e teatrit që drejtohej nga drejtori i instaluar serb, e largon nga puna tërë ansamblin e baletit.
• TV përralla “BUKUROSHJA E FJETUR” në rolin “PRINCESHA”.
• TV përralla “NUSJA” në rolin NUSJA”, baleti “PRINCESHA DHE 4 KAVALERËT”, roli i princeshës-, “FYELLTARI”.
Pas largimit të dhunshëm nga teatri, prej vitit 1992 deri 1999 Sabrije Spahiu nuk e ndërpret aktivitetin e saj artistik.
Në vitin 1995 – Sabrije Spahiu, ftohet nga Komiteti Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në Stokholm që të marr pjesë dhe raportojë mbi gjendjen e institucioneve kulturore, pas aplikimit të masave të dhunshme nga regjimi serb.
Krahas punës në teatër, Sabrije Spahiu merr vetiniciativë dhe hap Studion e Baletit “MJELLMAT” me veprimtari në Prishtinë.
Nga vitit 2003 deri më tani punon me fëmijë të moshave të ndryshme.